TIRANE– Përfundimi i segmentit të Unazës nga Kopshti Botanik deri te Shkolla Teknologjike, i ka dhënë mundësi Bashkisë Tiranë që të ndërhyjë në të gjithë infrastrukturën e lagjeve përreth, duke përmirësuar ndjeshëm dhe cilësinë e jetës së banorëve të kësaj zone në Njësinë 5.
rruga6
Disa nga rrugët që ishin bërë shqetësim i vazhdueshëm i banorëve dhe sidomos për kalimin e nxënësve dhe fëmijëve, si rruga “Robert Zhvarc”, rruga “Prokop Mima” apo një pjesë e rrugës “Medar Shtylla” tashmë janë rikonstruktuar plotësisht, ndërsa disa rrugë të tjera janë bërë nga e para.
rrugaaa
Krahas asfaltimit dhe shtrimit të trotuareve, në të gjitha këto rrugë janë kryer të gjitha punimet nëntokësore, duke bërë të gjitha kanalizimet, shtrirjen e rrjeteve të internetit dhe telefonisë, duke garantuar tashmë një jetëgjatësi të investimeve të bëra.
thumbnail_rruga
Transformimi i këtyre rrugëve, ka sjellë jo vetëm një lehtësim të trafikut të makinave në një nga zonat më të mbipopulluara të Tiranës, por ka rritur njëkohësisht edhe vlerën e pronës.
thumbnail_rruga3
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb