Rikonstruktohen trotuaret e rrugës së Porcelanit. Bashkia e Tiranës ka nisur punë për rikonstruksionin e trotuareve në rrugën e Porcelanit një nga akset kryesore të qytetit.

Ndërmarrja Nr. 2 e Bashkisë me punëtorët dhe automjetet e saj po punon intensivisht për rehabilitimin e trotuareve që kishin shumë vite pa njohur asnjë ndërhyrje.

Fillimisht është ndërhyrë në rrjetin nëntokësor me rrjetin e furnizimit me ujë, si dhe me rrjetin elektrik. Paralelisht, Bashkia e Tiranës po punon edhe në akse të tjera të kryeqytetit për krijimin e të gjithë infrastrukturës së nevojshme jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për këmbësorët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb