PATOS

Rikonstruksioni i shkollës “Sotir Kola” në fshatin Belinë të Patosit, në të cilën nuk ishte ndërhyrë prej vitesh është padyshim lajmi më i mirë për 120 nxënës që mësojnë aty. Falë investimit të Bankers Petroleum Albania, shkolla 9-vjeçare i është nënshtruar rikonstruksionit total duke përmbushur parametrat bashkëkohore për një edukim cilësor. Punimet për sistemimin e mjediseve të shkollës që nisën në muajin Prill të këtij viti përfunduan në kohë që nxënësit ta kishin gati shkollën në Shtator.

Rikonstruksioni i shkollës është një investim i përbashkët i kompanisë Bankers Petroleum me Bashkinë e Patosit, në një vlerë totale prej rreth 80 mijë dollarësh. Përvec rikonstruksionit të çatisë së shkollës është investuar edhe në klasat ekzistuese, shkallët, në rrjetin e tubacioneve hidro sanitare si dhe është realizuar edhe izolimi i ndërtesës për ruajtjen e temperaturës së brendshme dhe uljen e shpenzimit për ngrohje.


Kompania Benkers e cila mbetet e përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës së komuniteteve rreth zonës së Patos-Marinzës deri më sot ka investuar mbi 7 milionë dollarë në projekte.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb