Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra panë nga afër ambientet e rikonstruktura të shkollës së mesme të bashkuar në fshatin Zgosht të Librazhdit.

Falë investimit të Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë së Librazhdit, tashmë 200 nxënës të kësaj shkolle e kanë nisur vitin shkollor në një godinë me kushte tërësisht bashkëkohore.

Në fjalën e tij Balla tha se shkolla kishte disa vite që ishte dëmtua dhe qeveria e  asaj kohe nuk akordoi asnjë fond për rikonstruksionin e saj.

“Është kënaqësi të jesh këtu sot dhe të shohësh nga afër këtë godinë e cila i shërben jo vetëm këtij fshati, por edhe disa fshatrave të tjerë rrotull. Është një ambient tërësisht i rikonstruktuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kam qenë këtu para disa vitesh kur shkolla u dëmtua dhe qeveria e asaj kohe nuk akordoi asnjë fond të vogël rikonstruksioni. Tashmë, jo vetëm e kemi zgjeruar shkollën, pra është tërësisht një godinë e re me më shumë klasa, por gjithashtu është vendosur sistemi i ngrohjes, janë sistemuar të gjitha ambientet sportive, baza materiale është e re, e po ashtu edhe laboratorët për zhvillimin normal të mësimit.”, deklaroi Balla.

Ndërsa, kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra në fjalën e tij e vuri theksin edhe tek punimet në shkollat e tjera, apo aty ku ka nevojë për ndërhyrje.

“Kjo është një shkollë e rikonstruktuar nga e para. Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të zonës pasi shkolla u shërben edhe fshatrave të tjerë si Kostenjë, Drenovicë, Prevallë, Njësia Administrative Stëblevë duke përfshirë Fushë Studën, Borova dhe Letmi.

Punimet po vazhdojnë gjithashtu në gjimnazin e Librazhdit dhe kjo tregon një qasje shumë të fortë që ne kemi ndaj punëve.”, tha Gurra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rikonstruksioni përfshin termoizolim, sistem ngrohje, rrjetin hidraulik dhe elektrik, dyer e dritare, ambientet e jashtme etj, duke mos pasur asnjë ndryshim me shkollat në qendër të Tiranës apo të çdo qyteti tjetër.

Në Shkollën e Mesme e Bashkuar në Zgosht të Librazhdit mësojnë nxënës nga disa fshatra të kësaj zone, ndërsa krijimi i kushteve normale për zhvillimin e procesit mësimor është një nga objektivat kryesore të Qeverisë Shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb