Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra inspektuan përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të shkollës së mesme të bashkuar të fshatit Hotolisht në Librazhd. Një investim i qeverisë shqiptare e ka shndërruar këtë shkollë në një model, jo vetëm për qarkun e Elbasanit, por edhe më tej.
405 nxënës do të kenë mundësi tashmë të zhvillojnë mësimin në kushte optimale ku përfshihen rikonstruksioni total i godinës, vendosja e sistemit të ngrohjes, ambientet e jashtme, palestra me të gjitha kushtet e kërkuara.

Në fjalën e tij Balla theksoi rëndësinë e cilësisë së investimeve dhe ruajtjen e tyre.
“Për herë të parë është një shkollë që i ka të gjitha standardet, e pajisur edhe me një sallë sportesh e cila mund të përdoret në dimër, por edhe në verë nga fëmijët.
Kjo nuk është e vetmja punë publike që kemi këtë vit në Hotolisht. Kemi edhe plot punë të tjera dhe deri ditën që të kemi zgjidhur çështjen e furnizimit me ujë të çdo banori të Hotolishtit, puna jonë ende sa ka filluar. Po ashtu, mbetet infrastruktura rrugore për disa prej fshatrave në të cilat jemi ende larg asaj që jemi angazhuar. Por, ne nuk heqim dorë nga detyrimi për t’i shërbyer secilit prej jush dhe sot jemi këtu për të festuar këtë punë të mirë të bërë. Dua t’u uroj shumë suksese nxënësve të klasës së nëntë dhe atyre të klasës së dymbëdhjetë, për provimet e pjekurisë dhe të maturës. Ne duam të kemi sa më shumë djem e vajza nga Hotolishti që vijojnë studimet e larta” deklaroi Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa kryetari i Bashkisë, Gurra theksoi se një meritë e veçantë i takon komunitetit të prindërve të kësaj shkolle, të cilët kanë ndjekur në çdo hap investimin.
“Synimi ynë është, që pavarësisht nëse jeton në Dardhë, apo në Xhyrë, apo brenda qytetit Librazhd, të arrijmë të krijojmë kushte komode për çdo nxënës që ai të marrë maksimumin nga dijet”, u shpreh Gurra.
Një sërë shkollash janë duke u rikonstruktuar në Qarkun e Elbasanit për t’i dhënë institucioneve të dijes, dinjitetin që meritojnë. Në të gjitha investimet po respektohen të njëjtat standarde në mënyrë që çdo nxënës, në fshat apo qytet të mësojë në të njëjtat kushte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb