Rikthimi i OPDAT në Prokurorinë e Posaçme, për analistin Fatos Lubonja, i ftuar në “Open”, duhet parë nëse do të thotë një mbështetje politike apo teknike.
Lubonja tha se kjo duhet të sqarohet, pasi nëse është mbështetje politike apo morale për SPAK, këta janë lojtarë që mund t’i kërkohet llogari dhe përgjegjësi për udhëzimet, a janë selektivë në hetimet ndaj zyrtarëve të lartë.
“Unë mendoj që mbështetja amerikane duhet ndarë për cfarë është, teknike, si specialistë apo politike. Nëse është politike, u duhet thënë pse atë kryetarin e bandës nuk e shihni, pse preken vetëm të tjerët”, tha Lubonja.
(Balkan Web)