Pas mungesës në derbi, dhe refuzimit nga ana e klubit në ndeshjen me Kastriotin, për të paguar që tifozët të ishin në stadium, tashmë “Tirona Fanatics” kanë vendosur të ndjekin skuadrën, në transfertën e fundit këtë sezon.


Tirana luan në Laç ditën e dielë javën e parafundit të kampionatit, dhe nëpërmjet një postimi në Facebook, tifozët ultras shprehen se përkundër marrëzive qesharake të Refik Halilit, ata do të jenë në Laç për emrin e madh të Tiranës.


POSTIMI I TIRONA FANATICS


TE DIELEN NE LAC!

Tirona ka nevoje per tifozet e saj, ne cdo kohe, e erret apo e arte qoft ajo!

Tifozet e Tirones, Fanatics jane pjese e pandashme e historise se sportklubit perkunder marrezive qesharake dhe pretendimeve te ish presidentit…

Ne do te jemi ne lac, VETEM PER EMRIN E MODH TE TIRONES!

Panoramasport

Etiketa: