Barazimi 1-1 në Paris përballë Turqisë la gjithçka të hapur se kush do të kualifikohet si kokë grupi. Franca do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë në shtëpi më 14 nëntor dhe 3 ditë më pas do të udhëtojë drejt Tiranës për t’u përballur ndaj Shqipërisë.

Franca Lista
Franca Lista

Trajneri Deschamps ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e fundit në kualifikueset “Euro2020”. Tekniku i “gjelave” mund të mbështet më në fund te talenti më i mirë në botë, Kylian Mbappe, i cili është gati për kampionët e botës, ndërsa me grupin është bashkuar me Ngolo Kante, një tjetër element thelbësor në mesfushën franceze. Vijon të mos jetë i përfshirë në ekipin përfaqësues, Paol Pogba ndërsa Hugo Loris ka mbyllur sezonin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb