BALLSH

Rikthehen problemet dhe protestat e punonjësve të rafinerisë së naftës në Ballsh. Punonjësit janë ngritur sërish në proteste këtë javë pasi puna në rafineri është bllokuar. Dyert e rafinerisë janë mbyllur për rreth 1 mijë punonjës.

“Na kanë lajmëruar se uzina nuk do punojë më. Na thonë se nuk ka naftë. Nëse kompania ka naftë, le të blejë naftë e të punësohemi ne këtu, në rast se kompania nuk ka lekë të blejë naftë, të qërohet sa më parë nga ka ardhur, sepse këtu i kemi varur shpresat edhe fëmijët tanë edhe neve”

Të mbetur pa pune, punonjesit kerkojne nderhyrjen e qeverise, si regullatori i vetem per zgjidhjen e situates.

“Të plotësojë nevojat e brendshme, nëse pronari jonë nuk e blen dot naftën është punë tjetër ta zgjidhë shteti këtë, po nëse e blen s’ka pse ikën nga shteti”

“Qeveria të shohë këtë problem, që ne të vijojmë punën.”

Protestat kanë qenë të përsëritura në rafinerine e naftës në Ballsh ku më herët ka patur probleme edhe me pagesat dhe siguracionet e punonjësve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb