TIRANE

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen në akset rrugore të vendit pas rikthimit të reshjeve të shiut dhe të borës.

Sipas ARRSH, të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore, ndërsa në disa akse kryesisht në veri duhet të përdoren zinxhirët.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore ?. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore. ?

?Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

?Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin.
Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

?Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

?Qarkullohet me zinxhir në rrugët:
Ura e Cerenecit – Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm bore.
Trebisht – Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm bore.
Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore.
Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm bore.
Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.

⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: