DIBER

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës. Mësohet se reshjet kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme, duke shkaktuar disa probleme.

Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se të bllokuara janë Njësitë Lurë, Kalaja e Dodës, Ostreni Trebishti si dhe Selishta.

Po ashtu, raportohet se të bllokuar janë edhe disa fshatra të thellë të Dibres, ku bora arrin në mbi 15 cm trashësi. Kujtojmë se ky qark prej disa kohësh është bllokuar nga reshjet e dëborës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: