Në lartësinë mbi 1400 m, konkretisht në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë ka prezencë të reshjeve të dëborës, reshjet kanë nisur gjatë mëngjesit të sotëm dhe aktualisht janë duke rënë.
Trashësia ka shkuar deri në 5 cm.
Kontraktorët janë në terren për çdo situatë të krijuar nga moti, për pastrim dhe kriposje të rrugëve.
Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve por drejtuesit e mjeteve duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Në aksin Shtylle – Panarit janë regjistruar reshje te lehta dëbore këtë mëngjes ndërsa trashësia ka shkuar deri ne 2 cm.
Ndërkohë i gjithë qarku i Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut.