Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës.

Puna për pastrim dhe kriposje ka nisur prej mëngjesit në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Grabovicë e në çdo aks të qarkut të prekur nga dëbora për largimin e saj nga rruga dhe gjithashtu për kriposjen.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se aktualisht nuk ka asnjë problematikë nga reshjet, rrugët janë të hapura por autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve që duhet të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga reshjet.

Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Ndërkohë që këtë mëngjes reshjet e dëborës janë prezente edhe në qytetin e Korçës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: