Jepet pretenca për skandalin me të sëmurët me koronavirus dhe familjarët e tyre në vitin 2020 në Spitalin COVID2 ose ndryshe Sanatoriumi.

Gazetari Igli Çelmet raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria e Tiranës ka relatuar konkluzionet përfundimtare për skandalin “Tire” gjatë kohës së Covid-19. Organi i akuzës ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale, të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda.

Nga 6 vite burg prokurori Beldar Valikaj ka kërkuar për infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj, ato akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre. Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjetër Rukije Hoxhaj.

Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigatie dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjarëve të pacientëve që ishin të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke u marrë para në kërkim të shërbimit. Po ashtu Tire u filmua nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj që ishte me Covid-19, por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësor është zhvilluar me gjykim të zakonshëm dhe për këtë arsye ka zgjatur në kohë.

DENONCIMI
Tire Alldervishi, i mori qytetares 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën nga koronavirusi, por që e la të vdìstè, duke mos e ushqyer. Ajo u denoncua nga vajza e të sëmurës, e cila kallëzoi se gjatë muajit dhjetor 2020, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, Tire Alldervishi e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Alldervishi u arrestua nga Polìcìà e Tiranës, pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Stop”, ku rezultonte se ajo i ishte prezantuar si infermiere qytetares E.S, duke i marrë 8 milionë lekë.

E ndjera ishte ankuar tek e bija se sanitarja i kishte hequr bukën, ujin dhe nuk e kishte ndërruar dhe të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat. Fatkeqësisht, pacientja me kovid ndërroi jetë pas 28 ditësh në luftë me këtë virus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb