Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone ka njoftuar rikthimin e Diego Costës për ndeshjen me Juventusin në CHampions League. Trajneri argjentinas e ka quajtur “kafshë” sulmuesin spanjoll, duke aluduar në stërvitjet e pandalura që ka bërë për tu rikthyer në fushë.

“Diego Costa është rikthyer. Si një kafshë në stërvitje, ai është rikthyer në tërësi. Është lajm fantastik për ne. Ndoshta mund t’i shohim bashkë me Moratan në fushë, duke patur parasysh punën taktike që kemi bërë” ka thënë Simeone.

Trajneri argjentinas ka deklaruar se Costa do të përfshihet në skuadër për ndeshjen me Juventusi, ndërsa do t’i jap minutazh edhe në sfidën ndaj Vallecanos.

Ndeshja mes Atletikos së Madridit dhe Juventusit do të zhviloohet javën tjetër në Wanda Metropolitano.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb