Milan-Inter është gjithmonë një përballje e shumëpritur dhe shumë e ndjerë në Itali por jo vetëm. Derbi Madoninës është një nga përballjet më emocionuese, pavarësisht se për cilin kompeticion luhet. Të mërkurën dy milanezet vihet përballë në San Siro në aktin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Inzaghi e ka fituar këtë treofe 3 herë me Lazion, ndërsa Inter e ka ngritur trofeun 9 herë e do të kërkojë të 10 këtë sezon në histori. Të sigurta mungesat e Dumfries, Taremit e Zielinskit për shkak dëmtimesh, ndërsa Asllani nuk do të jetë i gatshëm për pezullim. Pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë edhe mungesa e Lautaros në sulm. Ndërsa në mesfushë pritet të startojë Nicolo Barella, që do të jetë i skualifikuar për ndeshjen e fundjavës së ardhshme, atë që Inter do të luajë në Tardini ndaj Parmës. Inter është në luftë për të tre trofetë, ndaj pritet që Inzaghi të mos tolerojë asgjë në këtë fund sezoni.

Diskutim ndryshe në shtëpinë e Milanit. “Djalli” vjen pas humbjes 2-1 në “Maradona” ndaj Napolit, një humbje që largon kuqezinjtë nga vendi i 4, që të dërgon në Champions sezonin e ardhshëm. Ndaj Kupa e Italisë shikohet tashmë edhe si një shpëtim për sezonin me shumë ulje ngritje për ekipin e drejtuar nga Sergio Coincecao.

Për teknikun portugez dy janë dilemat e formacionit anti-Inter. Në sulm balotazh mes dy sulmuesëve kryesorë Gimenez dhe Tammy Abraham, ndërsa njëri nga Musah e Bondo në mesfushë pritet t’i bashkohen të pazëvendësueshmit, holandezit Tijanin Reinders.

Sfida e së mërkurës do të jetë përballja e 4 këtë sezon mes Milanit e Interit, ku skuadra kampione e Italisë e drejtuar nga Simone Inzaghi do të kërkojë fitoren e parë sezonale ndaj kushërinjve, me Milanin që ka fituar 2 sfida njërën prej të cilave në finalen e Superkupës së Italisë, ndërsa sfida e fundit në kampionat u mbyll në barazim 1-1.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb