Pas “Champions League” është radha e kompeticionit tjetër të UEFA-s, “Europa League”, për të zhvilluar sfidat e saj për raundin e 1/32 i cili është me “Play-off”.Të inkuadruar në fushë do të jenë edhe tre skuadrat italiane ku aktivizohen futbollistët shqiptar si Hysaj, Strakosha dhe Berisha.

Në orën 19:00 Atalanta Berishës do të mase forcat përballë gjermanëve të Dortmund në “Sigal Iduna Park”. Italianët të paktën në letër kanë përballë një skuadër më të fortë se ata, por me formën që kanë treguar këtë sezon gjithçka është e mundur. Gjithsesi në tokën gjermane do të diskutohet vetëm 1 nga 2 përballjet mes tyre.

Lazio e Strakoshës ka udhëtuar drejt Rumanisë për të sfiduar Steaua Buchurest e cila do të përpiqet të paktën në shtëpi për të marrë një rezultat pozitiv. Në ndeshjet e fundit skuadra italiane ka patur një formë në rënie por pavarësisht kësaj kurrsesi nuk duan të largohen nga ky kompeticion në këtë fazë.

Napoli i Hysajt pret sonte në orën 21:05 gjermanët e Leipzing në një sfidë që premton spektakël. Edhe pse për një skuadër si Napoli pritet të zgjasë sa më shumë aventura në këtë kompeticion, Maurizio Sarri pritet të zbresë në fushë me formacionin jo të plotë pasi prioritet mbetet kampionati.

Milan do të tentojë të sigurojë kualifikimin që sonte në Bullgari kundër Ludogorets, por pavarësisht dëshirës dhe rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit pritet një sfidë e dyluftuar.

Arsenali i Wenger sfidën e parë do ta zhvillojë në Suedi kundër Ostersund ndërsa At. Madrid ka udhëtuar në Danimarkë për t’u përballur me Copenhagen.

europa league

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb