TIRANE

Pas një mungese të gjatë në skenë por edhe në rrjetet sociale, kantautori Flori Mumajesi është rikthyer. Këngëtari i njohur shqiptar vendosi të shkëputej për disa kohë nga rrjetet sociale. Këtë shkëputje e shoqëruan shumë pikëpyetje, madje u tha se kantautori i njohur ishte larguar nga Shqipëria.

Flori ka vendosur të kthehet në ‘Instagram’ me një falenderim për të gjithë dashamirësit e tij, të cilët nuk kanë hezituar asnjëherë për t’i shkruar e për t’i treguar mbështetjen e tyre.

Madje ai ka dhënë dhe një lajm shumë të mirë, duke zbuluar se shumë shpejt do të rikthehet në muzikë. Ky lajm ka gëzuar pa masë fansat e tij, të cilët po e presin me padurim një tjetër projekt nga Mumajesi.

“U bë kohë pa postuar dhe ndoshta kam humbur pak instiktin e postimeve. Kam humbur diçka që është shumë e rëndësishme, që është mirënjohja, u jam mirënjohës atyre që më kanë shkruar, mesazhe që më kanë uruar, kanë qenë, familjarë, miq, kolegë , të njohur dhe të panjohur. Cdo urim ka qenë një përqafim ka qenë një motivim për të qenë shumë shpejt sa më pranë jush, qoftë si Flor fizikisht, qoftë si Flor nëpërmjet muzikës. Faleminderit për cdo urim. Gëzuar, edhe juve ju paça për çdo urim dhe shëndetshëm e të lumtur. Faleminderit,”-dëgjohet të thotë Flori në video mesazhin në Instagram.

View this post on Instagram

FALEMINDERIT Ju do Flori ♥️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb