LION


Rikthehet frika nga sulmet terroriste në Europë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në një metro në Lion.


Dy persona me thika në dorë kanë terrorizuar qytetarët, duke vrarë një burrë dhe plagosur 9 të tjerë.  Njëri nga agresorët u arrestua, kurse tjetri u shpall në kërkim, shkruajnë mediat ndërkombëtare.


  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihet nëse sulmi ka apo jo motiv terrorist. Ndërkaq, 3 nga 9 të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën. Në vendin e ngjarjes u mblodhën rreth 50 zjarrfikës. Policia po vazhdon kontrollet, kurse hetuesit po hetojnë.

(d.xh/Balkanweb)