Tetë vite pa bërë muzikë, por jo pa muzikë. Klejvis Saliaj, i cili bë i njohur në spektaklin e talenteve “Star Academy Albania”, duket se hoqi dorë nga pasioni për këngën, për gazetarinë.
Sot ai është zëdhënës për median në Teatrin e Operës dhe Baletit.

“Erdhi natyrshëm, nuk e vendosa që do të shkëputesha nga muzika për një arsye apo për një tjetër”, thotë ai, ndërsa tregon më shumë detaje për projektin që do ta rikthejë në pasionin e tij për këngën. Ai i ka besuar kompozitorit, Vullnet Ibrahimi dhe së shpejti do të sjellë “Ajo që e dua shumë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb