Rikthehet Berat Gjimshiti. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mbrojtësi ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit të Atalantës, Gasperini, për ndeshjen e fundjavës në transfertën e Venezias.

Kujtojmë se 31-vjeçari nuk luajti ndaj Genoas dhe nuk u grumbullua me kombëtaren shqiptare për ndeshjen e tetorit. Gjimshiti është pjesë e Atalantës prej vitesh, ndërsa më parë ka mbajtur veshur fanellën e Zurich, Avellino dhe Benevento.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb