Fill pasi fitoi për herë të parë “Topin e Artë” në karrierë për Luka Modric kemi dëgjuar pak. Viti pasues me Realin ishte një zhgënjim i madh, kjo u reflektua edhe në favoritët për këtë edicion të trofeut më të rëndësishëm në rang personal, ku për herë të parë, fituesi në fuqi nuk bënte pjesë në 30 finalistët e parë. Luka Modric rikthehet sërish në podium, këtë herë duke triumfuar në çmimin “Golden Foot 2019”.

75552967 10151917424499953 2509238581449457664 O
75552967 10151917424499953 2509238581449457664 O

Mesfushori kroat mposhti konkurrencën e Ronaldos dhe Messit, për trofeun që i akordohet futbollistit më të mirë mbi 28 vjeç: “Jam shumë krenuar që e rifitoj këtë trofe të madh, jam i lumtur që ndodhem këtu dhe të shijoj këtë mbrëmje”, u shpreh Modric i cili u ndal më pas duke folur për të ardhmen: “Italia më pëlqen, e ndjek Serie A pasi kam shumë shokë që luajnë aty. Italianët janë fantastik, kanë një mentalitet të ngjashëm me vendin tim. Po, Italia më pëlqen, të shohim nëse një ditë do të luaj në Serie A. Nuk mund të flas më shumë për këtë pjesë pasi jam një lojtar i Real Madrid. Vazhdoj ta shijoj aventurën time me Realin, për momentin e ardhmja ime është Real Madrid”, u shpreh Modric gjatë ceremonisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb