Pas afro një jave pushim, Partizani është kthyer në stërvitje pasditen e djeshme. Në orën 17:00 trajneri Veselinoviç ka grumbulluar skuadrën dhe ka drejtuar një seancë të përqendruar thuajse totalisht në aspektin fizik.

Ekipi do të stërvitet deri më datë 30 dhjetor, për të marrë më pas një pushim të shkurtër dhe për tu kthyer më datë 2 janar në stërvitje me mision përgatitjen e ndeshjes kundër Skënderbeut, e planifikuar më 11 janar në stadiumin “Arena e Demave”.

Paulo Buxhelaj është rikthyer me grupin dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës, ndërsa për Gjergji Koten do të duhet të pritet edhe pak. E djeshmja ka rezultuar stërvitja e parë pa Carën, Hadrojn dhe Rrapajn.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb