Lajme të mira më në fund për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë dhe të Frajburgut, Amir Abrashin, që ka lënë pas shpine dëmtimin e rëndë dhe ka rigjetur tapetin e blertë, duke dhënë menjëherë kontriburin e tij maksimal.

Abrashi u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutave dhe përshkroi plot 11.4 kilometra në fushë, duke qenë nga lojtarët më aktivë për të dyja ekipet.

Gjithashtu ai bëri dhe 57 pasime, me një saktësi prej 95%, paraqitje mbresëlënëse kjo për Abrashin sa i takon aspektit personal. Ndërkohë Frajburgu ka arritur një barazim të vlefshëm 0-0 në fushën e Shalkes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb