TIRANE- Pasi Saimir Tahiri la mandatin e tij të deputetit, nisën diskutimet se kush do t’i zërë vendin në Kuvend, ndërsa emri që ishte pas tij është ai Spartak Brahos. Ky i fundit në një prononcim për ‘News24’ pohoi se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë, nëse do ta pranojë apo jo mandatin e deputetit.

Po ashtu ai tha se është në pritje të KQZ, që të shpallë vakancën. “Nuk kam vendosur nëse do e pranoj mandatin. Jam në pritje që KQZ të shpallë vakancën. Kur të shpallet vakanca, do të përcaktoj qëndrimin”, tha Braho.

Braho ishte i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën por ai ka marrë një post tjetër si këshilltar, çfarë mund të sjellë refuzimin e mandatit. Por nëse Braho nuk e pranon mandatin, ai i kalon kreut të Forumit Rinor Eurosocialist Eljo Hysko, që renditej pas emrit të tij në listën zgjedhore. Ashtu sicc janë edhe procedurat, pritet që KQZ, e cila më pas do shpallë pavlefshmërinë e mandatit për të vijuar me hapjen e vakancës.

Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pas hetimeve ndaj tij të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: