PARIS- “Konvertohuni, hygenotë, ose vdisni!”. Masakra e famshme por e trishtë e natës Shën Bartolomeut, që shënoi një kthesë në luftërat fetare në Francë, është në zemër të operas më spektakolare franceze, “Hygenotët”, që rikthehet në Paris pas 80 vitesh mungesë.

Për 350-vjetorin e saj, Opera e Parisit ka rifutur në repertorin e saj këtë vepër të Giacomo Meyerbeer (1791-1864), gjerman me origjinë hebreje që jetonte në Paris, dhe një yll i vërtetë i operas së shekullit XIX, para se të binte në harresë kryesisht për shkak të antisemitizmit.

Një sukses i vërtetë në atë kohë, “Hygenotët” (1836), premiera që do të mbahet nesër në Operan e Bastijës, është një lloj “Romeo dhe Xhuljetë”, ku sfondi është nata e Shën Bartolomeut.

Në vitin 1572, disa mijëra protestantë francezë u masakruan nga bashkatdhetarët e tyre katolikë në Paris dhe në qytete të tjera, gjatë mbretërimit të Karlit IX dhe të nënës së tij, Katerina e Mediçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: