KORÇË

Shumëkush e identifikon me rolin e “Harpagonit koprac” të cilin e ka ngjitur në skenë për herë të parë para 30 vitesh. Sot aktori 92-vjeçar Koço Qëndro, me kujtese të admirueshme tregon si zgjodhi rrugën e bukur të artit.

Figura të realizuara të Koço Qëndros përveç estradës, të vlerësuara edhe nga kritika janë ato në teatrin “A.Z. Çajupi” të Korçës, si një ndër teatrot që Qëndro ka përzemër ai kujton me nostalgji vitet e luajtura në të dhe çastet që për të do mbeten të paharruara.

https://www.youtube.com/watch?v=Jnil8tPA6mw&feature=youtu.be

Falë fuqisë së tij të aktrimit, në mimikën ekspresive, në ojnat e përpunuara, posaçërisht të sjelljes së tij komike e plot hir Koço Qëndro solli një nga shëmbëlltyrat më të suksesshme të Harpagonit. Kjo do të jeta hera e tretë që aktori 92-vjeçar do interpretojë Harpagonin e Kopracit të Molierit.

Image1
Image1

Për regjisorin Dhimitër Orgocka vullneti dhe këmbëngulja për të punuar e Koços është për t’u marrë shembull.

Për Zamira Kitën të punosh pranë Koços është një kënaqësi shumë e madhe, ai kthehet mbas kaq vitesh në skenë, me një përkushtim, disiplinë të jashtëzakonshme, rast unikal që në moshën e tij të ketë vullnet për të luajtur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb