Neymar rikthehet të stërvitet sërish pas gati 12 muajve. Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim të rëndë, që e mbajti shumë gjatë larg fushave të lojës. Megjithatë duket se tashmë kjo periudhë ka përfunduar. Ish sulmuesi i Psg u transferua në Arabi nga kampionët francez, në Gusht të 2023, por ka zhvilluar gjithsej vetëm 5 ndeshje.
Për shkak se tashmë ai është riaftësuar, klubi i tij Al Hilal e ka përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për Champions League aziatike.