Dy tërmete me madhësi 3.2 të shkallës Rihter kanë rikthyer panikun në vendin fqinj, Greqi.

Mediet raportojnë se lëkundja e parë është shënuar në ishullin e Kretës, në orën 03:42, në brigjet e Tymbaki.

Ndërkohë, pak minuta më vonë, në orën 03:58, është shënuar një tjetër lëkundje, në një zonë detare 22 kilometra në jugperëndim të Zakynthos. Nga tërmetet nuk raportohet për probleme, por lëkundjet kanë krijuar panik te qytetarët, në orët e para të mëngjesit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: