SHBA

Publikohet trajleri i të shumëpriturit ‘Top Gun’ 33 vjet pas filmin që bëri histori. Filmi i ri titullohet ‘Top Gun: Maverick’ dhe do të shfaqet në kinema në verën e vitit 2020.

“Top Gun: Maverik”, e kthen edhe një herë Tom Cruise në rolin e tij të famshit Pete Maverik Mitchell dhe ylli është pritur me ovacione nga fansat gjatë një shfaqjeje të papritur në Comic Con në Aan Diego, ku edhe u prezantuar trajleri.

Në filmin e ri, Tom Cruise tashmë është një instruktor fluturimi në shkollën Top Gun. Ai do të trajnojë djalin e Goose, nga filmi i parë dhe trajleri jep pak grimca nga filmi aksion që do të mbërrijë shumë shpejt në kinema.

Në kast rikthehet nga filmi i parë edhe val Kilmer, në rolin e Tom Iceman Kazanski, ndërsa Miles Teller do të jetë në rolin e djalit të Goose, me Jon Hamm, Ljuis Pullman dhe Jennifer Connelly që po ashtu marrin pjesë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: