Ashtu si shumë kampionate në botë, edhe Kategoria Superiore është ndërprerë për t’ua lënë vend angazhimeve të skuadrave përfaqësuese. Nga ana tjetër, Teuta “ngroh” muskujt për duelin me korçarët.

Blutë vazhdojnë përgatitjet për përballjen e javës së 4-t me Skënderbeun. Lajmi i mirë për Edi Martini është se infermieria është boshatisur dhe trajneri ka te plotë grupin e lojtarëve për sfidën me rivalët korçarë. Elementë të rëndësishëm të kampit blu që kaluan dëmtime, tashmë janë rikuperuar plotësisht dhe në aspektin fizik, pasi kaluan një periudhë të vështirë siç ishte Ardit Peposhi, ku po gjen formën e duhur për një sfidë të rëndësishme si ajo e javës që vjen.

Gjithashtu, gati për këtë duel do të jenë dhe afrimet e fundit si Simeu dhe Mingo. Pauza 12 ditore i ka shërbyer mësë miri për të qenë gati. Te Teuta ky është një ndeshje që përgatitet me optimizëm, edhe për faktin, ka një vetëbesim në skuadrën që shkon në këtë përballje si favorite pavarësisht ecurisë jo të mirë në 2 javët e fundit.

Ndërkohë, në fushë Edi Martini përgatit taktikën anti-Skënderbeu, me teknikun që me ditët në dispozicion mund të kristalizojë zgjedhjet për sfidën që do të kërkohen tri pikët, blutë kërkojnë ta përgatisin ketë sfidë si një përballje të radhës, duke kërkuar ta përcjellin presionin te rivalët.

MBROJTJA – Mbrojtësi Ardit Peposhi, i cili në ndeshjen kundër Partizani, ndjeu shqetësime në kofshë është drejtë riaftësimit por gjithsesi, Peposhi është stërvitur me grupin. Ai është një pikë e fortë te blutë dhe rikthimi i tij ngroh situatën e tyre. Tashmë faza mbrojtëse, është e kompletuar dhe me afrimin e fundit të mbrojtësit anglez, Simue. Në këto 3 javë Teuta ka hasur probleme të mëdha, duke pësuar 6 gola në 3 javë.

Kjo javë kundër Skënderbeut do të jetë një pikë kthese, stafi teknik po mendon si do ta rreshtojë ekipin në këtë fazë. Trajneri Martini ka koha në këtë pushim kampionati që të rikuperojë futbollistët dhe t’i japë zgjidhje këtij problemi shqetësues. Ky është një sezon që pritet shumë nga ekipi i drejtuar nga Martini. Faza mbrojtëse nuk ka funksionuar thuajse në përsosmëri, sepse jo më kot Teuta ka pësuar 6 gola në 3 javë. Tanimë kundër Skënderbeut do shohim një mbrojtje me solide. Ka ardhur momenti që “Djemtë e Detit” të tregojnë muskujt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb