“Peza N’Fest” tashmë është kthyer në traditë e përvitshme. 77-vjetori i Konferencës së Pezës do të kremtohet më 15 dhe 16 shtator me plot surpriza dhe muzikën më të mirë të momentit duke e kthyer në një natë të paharrueshme. Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ai që ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve.

“Peza n’fest. Ejani të kujtojmë 77-vjetorin e Konferencës së Pezës, në festën më të madhe ditë-natë! Merr miqtë, mblidh të gjitha energjitë pozitive dhe eja të kalosh momente të paharrueshme. Data 15 – 16 shtator 2019”, -shkruan Veliaj në twitter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: