Michel Platini po bën gjithçka është e mundur për tu rikthyer në botën e sportit. Francezi është një legjendë e gjallë, një ish futbollistë me shumë klas, një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjithë kohërave por aventura e tij si president i UEFA-s dhe më pas FIFA-s, akuzat për korrupsion, kanë zbehur jo pak emrin e tij. Dashuria për futbollin nuk i ka munguar kurrë, Platini vijon të përbëj lajm në çdo gjë thotë.

Sëfundmi në një intervistë për të përditshmen “TuttoSport”, Platini ka folur për Serie A dhe mbi të gjitha për ish ekipin e tij Juventus duke i dhënë dhe një këshillë për merkaton: “Nuk e di nëse Juventus ka paratë për të blerë Kylian Mbappe, nëse është e mundur duhet të lëvizin tani pasi në të ardhmen vlera e tij sa vjen e do të shtohet”, theksoi Platini.

Mbappe shihet si pasuesi i C.Ronaldo dhe Leo Messit, një lojtar i cili pritet të dominoj botën e futbollit në vitet e ardhshme, por të pakta janë ekipet që mund ta përballojnë një investim të tillë, mbase vetëm Real Madrid, skuadra e vetme e cila ka shprehur publikisht dëshirën për të blerë kartonin e tij. Në fund Platini foli dhe për rivalitetin Juve-Inter këtë sezon: “Maksimumi që mund të shpresoj është që Inter të luftoj deri në fund për titullin kampion, sigurisht që nuk mund të shpresoj që Juventus të mos fitoj.
(BalkanWeb)
Shkruaj nje koment