Nga: MARIGLEN MËRTIRI*

TIRANE- Portali mësues për Shqipërinë rikthehet edhe këtë vit për të gjithë mësuesit që duan të punësohen. Testimi i cili do të kryhet brenda këtij viti do të ketë të njëjtat kushte me atë që nisi vitin që shkoi, por mësuesit duhet të kenë të plotësuara kriteret ligjore para se të aplikojnë.

Ne do ta realizojmë përsëri këtë vit. Kemi bërë një njoftim në faqen zyrtare të MAS ku njoftojmë mësuesit se do të ketë një portal, një testim ku u japim mundësi të gjithë kandidatëve që duan të punësohen si mësues në sistemin arsimor parauniversitar.

Por si do të behet regjistrimi i mësuesve në portal…?
Testimi do të bëhet në çdo DAR. Mësuesi, kandidati do të regjistrohet nëpërmjet portalit me kërkesat që ka portali. Me rëndësi të theksojë se të marrësh pjesë në këtë testim duhet të plotësosh kriteret ligjore për të ushtruar profesionin e mësuesit. Testimi është i vlefshëm edhe për ata mësues që vitin që shkuar ju nënshtruan testimit por këtë vit duan të rrisin pikët apo të ndryshojnë pozicion në renditje.

Në këtë garë mund të futet edhe një mësues që e ka bërë vjet testimin, nuk është i kënaqur me pikët që ka marrë dhe do të futet përsëri për të ndryshuar rezultatin e tij. Pikët që merr rankohen me listën e re që do të dalë dhe mund të zërë një vend më të lartë se vitin e kaluar që ndoshta i intereson atij për tu punësuar. Ky portal dhe testimi i mësuesve është mënyra e vetme që ata të punësohen. Ndryshe kush nuk do të pranojë këtë portal do të mbetet i papunësuar.

Nëse mësuesit nuk marrin pjesë në portal, nuk mund të emërohen mësues në shkolla, duhet patjetër të kenë përveç vlerësimit të dosjes së tyre edhe vlerësim për testimin. Të dy këto testime do të jenë bashkë për të përcaktuar vlerësimin total të mësuesit që do ti japë mundësi që të punësohet në shkollë.

Kjo eksperiencë e re për mësuesit vitin që shkoi rezultoi me sukses pasi shumica prej më të mirëve mundën të punësohen. Me anë të këtij portali qeveria dhe Ministria e Arsimit synojnë të largojnë politikën dhe korrupsionin nga emërimet e mësuesve në shkolla.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: