Kili pas një hapi fals kundër Argjentinës pak ditë më parë është kthyer te fitoret duke siguruar tre pikët kundër Venezuelës me rezultatin 3-1 në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës. Protagonist absolut në këtë takim ishte ylli i Arsenal Alexis Sanchez.

28 vjeçari po kalon momentin më të dobët që pas mbërritjes së tij në “Premier League” ku për herë të parë është ulur në stol ndërsa me kombëtaren është kthyer ai i dikurshmi.


Në fitoren kundër Venezuelës ka realizuar një supergol në minutën e 5-të të takimit me një goditje dënimi duke lënë të shtangur portierin. Ky ishte vetëm fillimi pas ndeshja rezervoi shumë surpriza për sulmuesin.

Një rast për t’u veçuar ishte driblimi spektakolar pas humbjes së ekuilibrit, gjë të cilën më parë e kishin bërë edhe yje si “Ronaldinho, Zidan apo Gerrard”, mbi të gjitha vetëm për 5 sekonda. Nuk ishte e thënë të mbaronte me kaq pasi Sanchez do linte sërish shenjë por këtë herë jo për mirë.

Në minutën e 77 arbitri akordon një penallti për Kilin ndërsa ekzekutimin e merr përsipër futbollisti i “topçinjve” që nuk arrin të shënojë nga 11 metërat.
Gjithsesi e rëndësishme ishte që pas periudhës së keqe me Arsenal, Sanchez ka dhënë shenja jete duke zhvilluar një 90-të minutësh si protagonist. Polemikat që e rrethojnë në Angli vështirë se do shuhen me kaq ndaj në fund të sezonit nuk përjashtohet një largim drejt një skuadre tjetër, ku të gatshëm për të ofruar shifra të çmendura janë shumë ekipe me në krye Interin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: