Maurizio Sarri është gati të rikthehet në stol, me teknikun italian që nuk nguron të shpreh dëshirat e tij. Në një intervistë për The Sun, Sarri godet Juventus, ish ekipin e tij, duke theksuar se ishte një gabim i madh që u largua nga Londra për t’u transferuar në Torino:
“Dëshiroja të rikthehesha në Itali pasi situata te Chelsea nuk ishte e lehtë, por ky ishte një gabim. Do të ishte më mirë të qëndroja aty. Anglia është maksimumi i nivelit për lojtarë, skuadra, klube, stadiume, tifozë, për gjithçka. Pra, do të më pëlqente të rikthehesha. Tani jam gati të rikthehem, nuk e di se ku, po unë dhe stafi im jemi gati”, u shpreh Sarri.
(BalkanWeb)