SHBA

Jeta e Selena Gomez është shoqëruar me një sërë ngjarjesh të vështira. Në 2017 ajo kreu një transplant veshke, që ia dhuroi shoqja e saj e ngushtë dhe me siguri vështirësitë që ka kaluar kanë ndikuar në edhe në shëndetin mendor. Por nuk mbaron këtu edhe ndarja nga Justin Bieber ka ndikuar tek këngëtarja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dhe për këtë arsye këngëtarja pati një periudhë pauze si në karrierë, por edhe një shkëputje totale nga rrjetet sociale. Madje në muajin nëntor Selena u shtrua në psikiatri për shkak të problemeve të saj me depresionin.

Fatmirësisht, Selena tashmë vazhdon jetën normalisht dhe duket sikur është në rrugë të drejtë për të dalë nga ajo gjendje e rënduar. Po ashtu këngëtarja e njohur është rikthyer edhe në rrjetet sociale, ku ka publikuar 3 foto të reja. Gjithashtu ajo ka shkruar edhe një status për fansat e saj që e kanë pritur me padurim.

“U bë kohë që nuk keni dëgjuar për mua, por dua t’ju uroj të gjithëve gëzuar vitin e ri dhe dua t’ju falenderoj për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Viti i kaluar ishte pa dyshim një vit reflektimi, sfide dhe rritje. Janë gjithmonë ato sfida që të tregojnë se kush je dhe sa je në gjendje të arrish. Më besoni, s’është e lehtë, por unë jam shumë krenare për njeriun që po bëhem dhe po shikoj përpara këtë vit”,-shkruan Selena në postimin e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb