Një nga emisionet më të ndjekura në ekranet shqiptare rikthehet sot në mbrëmje në News24. Elvis Naçi, Sidrit Bejleri, Ola Bruko dhe gjithë skuadra do iu vijnë sërish në ndihmë njerëzve në nevojë. Autorët e emisionit premtojnë se përjetimet dhe historitë do të jenë më të forta se kurrë.

Qindra ton ushqime për familjet e varfra në rrethinat e kryeqytetit janë shpërndarë nga “Magazina e Bamirësisë”. Qindra banorë ishin në radhë pranë godinës ku mbahen ushqimet, të cilat janë shpërndarë nga vullnetarët e fondacionit “Firdeus”.

Çdo muaj “Magazina e Bamirësisë” ndihmon rreth 1270 familje. Kërkesat e shumta për ushqime nga familjet e varfra ka bërë që qindra qytetarë të përfitojnë nga pakot e shpërndara ushqimore ku shumë prej tyre janë nga rrethinat e kryeqytetit.

40 ton ushqime shpërndahen nga “Magazina e Bamirësisë” çdo muaj. Ushqimet në “Magazinën e Bamirësisë” jenë cilësore dhe skadenca për çdo ushqim është 2 vjeçare.

Qindra banorë janë futur në magazinë për të tërhequr pakot me ushqimet e shportës. Mes vullnetarëve ishit edhe Fatma Naci e cila personalisht ka ndihmuar për shpërndarjen e ushqimeve.

Elvisi shprehet “Kur shikojmë gjithçka që kemi bërë deri më sot. Të gjitha këto vepra na kanë bërë optimist, dëshira jonë është e madhe por kjo varet edhe nga përgjigja e shqiptarëve. Ne jemi të përgjegjshëm dhe transparent, rastet i verifikojmë në terren.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb