Vjeshta shënon periudhën perfekte për trajtimet dermo-estetike që të rikthejnë freskinë e lëkurës, pas problemeve të shkaktuara nga stina e verës. Për t’u kujdesuar për klientët e saj, Klinika Anassa, në spitalin Hygeia vjen me 5 paketa ofertash përgjatë gjithë muajit tetor.

Në Anassa, në sajë të teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore, gërshetuar edhe me profesionalizmin e mjekëve dermo-estetikë me eksperiencë të gjatë, ofrohen të gjitha llojet e trajtimeve dermo-estetike me produktet më cilësore.

Mjekja dermatologe e klinikës Anassa, Florida Canaj na tregon për trajtimet me piling dhe me dermapen mezoterapi, të cilat eleminojnë një sërë porblemesh që ndodhen në lëkurën tonë.

Në klinikën Anassa mjekët dermatologë ofrojnë të gjithë gamën e shërbimeve Dermo-estetike dhe Lazer, përfshirë fytyrë, trup dhe flokë, për çdo moshë, si për femra dhe për meshkuj.

Në klinikën Anassa do të gjeni shërbime të përshtatura sipas kërkesave individuale dhe tipologjisë së lëkurës për të gjithë ata që kërkojnë të përmirësojnë apo thjesht të kujdesen dhe të kurojnë imazhin e tyre në vazhdimësi. Tek Anassa do të gjeni trajtimin dhe zgjidhjen e duhur për çdo problem tuajin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: