Në përfundim të deklaratës së tij, ku foli me tone të ashpra e i revoltuar, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri iu përgjigj interesit të medias për një rikthim në të ardhmen në radhët e PS-së. Tahiri tha se e vetmja gjë me interes për të, është drejtësia, ndërsa garantoi se askush nuk e ka në dorë të karrierën e tij në politikë.

“Unë them që më shumë se lista e emrave, duhet t’ju shqetesojë fenomeni. Me emrat e di si zgjidhet, fenomeni është ai që më shqetëson më shumë. Sa për rikthimin tim në politikë ose jo, s’di pse e keqkuptoni në qeveri ose qeverisje s’d të thotë të kesh një karrige që të kthehesh me nje kontribut. S’e kam menduar këtë cështje tani. Do i shkoj deri në fund të vërtetës time. Sec cdo bëj me karrierën time se ka në dorë as partia as cdo individ brenda saj. Më lini t’i shkoj deri në fund të vërtetës time. Po të jeni të bindur se ka askush në dorë përvec meje.” u shpreh Tahiri.

“Unë them që më shumë se lista e emrave, duhet t’ju shqetesojë fenomeni. Me emrat e di si zgjidhet, fenomeni është ai që më shqetëson më shumë. Sa për rikthimin tim në politikë ose jo, s’di pse e keqkuptoni në qeveri ose qeverisje s’d të thotë të kesh një karrige që të kthehesh me nje kontribut. S’e kam menduar këtë cështje tani. Do i shkoj deri në fund të vërtetës time. Sec cdo bëj me karrierën time se ka në dorë as partia as cdo individ brenda saj. Më lini ti shkoj deri në fund të vërtetës time. Po të jeni të bindur se ka askush në dorë përvec meje.” u shpreh Tahiri, ndërsa komentoi edhe zërat se po bëhet kurban për celjen e negociatave.

“Kurioziteti im është t’i shkoj kësaj rruge deri në fund. Më keni trembur sa herë më pyesni edhe më fyeni a do bëhesh kurban. Ka patur e ka në parlament jashtë parlamentit, në qeveri jashtë qeverie, në politikë, njerëz që janë kurban dhe pse nuk e kanë parë një ditë derën e burgut, se nuk janë të lirë të mendojnë, po nuk u thanë cfarë të mendojnë, nuk janë të lirë të flasin, po nuk u thanë cfarë të flasin. Ata janë kurban jo unë. Kam njohur burra që kanë bërë burg dhe kanë qenë të lirë. Se s’ka të bëjë sesa i lirë je, kur s’je i lirë në mendje. Nga një katalog njerëzish, ata janë kurbani. Unë jo. Ju lutem shuajeni kuriozitetin tuaj për të ardhmen time në politikë. S’është kjo çështja. S’më duhet kjo. Kam dy vjet që hesht për drejtësinë. Më intereson drejtësia dhe t’ju bind edhe ju që po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve.” theksoi Tahiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: