U largua nga Elbasani për t’u rikthyer në shtëpi pas 7 vitesh. Bruno Telushi i dha lamtumirën 2 ditë më parë ekipit të Elbasanit, ndërsa këtë të enjte u prezantua zyrtarisht në radhët e Flamurtarit. Klubi vlonjat prezantoi blerjen e re ende pa u hapur zyrtarisht merkato e janarit.

Ky është një rikthim në shtëpi për Bruno Telushin ku pas 7 vitesh rivesh edhe një herë fanellën kuqezi. Telushi bëhet në këtë mënyrë afrimi i parë për ekipin vlonjat, një blerje e rëndësishme për t’i shkuar deri në fund objektivit të tyre për t’u rikthyer në elitë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb