Dinamo pret Skënderbeun sot, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Blutë do të kenë sërish mungesa, ashtu si në derbin me Partizanin.

Sulmuesit anësorë, Qardaku dhe Nani, nuk janë rikuperuar dhe nuk janë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja. Për këtë të fundit ka edhe lajme të mira, pasi kthehet nga skualifikimi mesfushori Gudiabi, ndërsa Qefalija ka disa ditë që stërvitet me grupin, duke e lënë pas dëmtimin.

Në kampin dinamovit shqetëson më shumë gjendja e kapitenit Bruno Dita, i cili pësuar një dëmtim dhe mbetet të shihet, nëse do t’ia dalë të bëhet gati në kohë apo jo. Gjithsesi, te Dinamo nuk janë më problem mungesat, sepse skuadra ka një organikë të plotë.

Ardit Toli, i cili debutoi me fanellën blu në pjesën e dytë të derbit me Partizanit, pritet të marrë më shumë minuta, por gjasat janë që edhe sot ai ta nisë nga stoli ndeshjen. Trajneri Daja pritet që ta rreshtojë ekipin pak a shumë njësoj si në ndeshjen me të kuqtë, me ndonjë ndryshim të vogël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb