Deputetja Flutura Açka në emisionin “Opinion” në News24, duke folur për rikthimin e Sali Berishës, të cilit iu hoq masa e sigurisë “arrest shtëpie”, tha se është një lajm i mirë për të gjithë ata që besojnë te ai si Kryetar i PD-së.

Açka tha se nuk kam qenë dakort me mënyrën se si Berisha erdhi në krye të PD dhe Gazment Bardhi në Krye të Grupit Parlamentar, pasi janë në shkelje statutore, por për ata që besojnë është një lajm i mirë.

Açka tha se Berisha sot e kishte ulur retorikën, ndërsa pritej që SPAK të shahej me libër shpie. Në këtë kuadër, deputetja tha se Berisha zgjodhi të përdorte një gjuhë të moderuar.

Sipas saj, pozitiv është fakti se Parlamenti nuk nisi me zhurmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: