Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Lika i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për rikthimin e deputetëve të përjashtuar në Parlament nga mazhoranca, pas bllokimit të Kuvendit nga deputetët e opozitës.

Sipas tij, vendimi i marrë nga mazhoranca, me në krye kryeministri Edi Rama ka qenë i paligjshëm, i njëanshme dhe jo korrekt. Për sa i përket seancës së sotme, (që do të mbahet në orën 17:00), Lika u shpreh se opozita do të vazhdojë të kërkojë të drejtat e saj tashmë të mohuara.

“Mendoj që veprimi që ka marrë mazhoranca para 10 ditësh ka qenë i paligjshëm, në mënyrë të njëanshëm, jo korrekt. Në një kohë kur deputetët e PS marrin ca letra të bardha në Kuvend dhe fillojnë shkruajnë pa e ditur se çfarë. Ata vendimit i marrin vetë, veprojnë vetë. Nuk e kuptojë as ne se si është e mundur që deputetët nuk marrin pjesë. Ne nuk jemi duke thënë që do bllokojmë seancat plenare. Ne sot do të përçonim në Parlament hallet dhe problemet e qytetarëve. Ata, mazhoranca i bënë këto veprime në mënyrë që ne të mos kemi mundësi për të përçuar hallet dhe problemet e qytetarëve.

Ne po kërkojmë një të drejtë kushtetuese që na i është mohuar nga mazhoranca. Ku ndodh kjo në një shtet demokratik? Ne po kërkojmë me këmbëngulje kthimin e legjitimitetit kushtetues.

Ne po kërkojmë të drejtën tonë legjitime që na ka dhënë Kushtetua. Në seancën e sotme kam bindjen se opozita do vazhdojë të kërkojë  të drejtat e saj, tashmë të mohuara. Është vetë kryeministri që i bën këto veprime.”, u shpreh deputeti demokrat.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb