Trajner i Barcelonës, Ernesto Valverde në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Getafen, ka folur për gjendjen e  Lionel Messit. Ai fillimisht foli për ndeshjen, duke theksuar se katalanasit kanë vuajtur dukshëm nga Getafe.

“Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë kundër tyre, pavarësisht se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Është një skuadër që të lë shumë pak hapësira”.

Sigurisht që tema më e rëndësishme mbetet Lionel Messit, me trajnerin që nuk jep një datë të saktë për rikthimin e argjentinasit. “Nuk e di për sa kohë do të qëndrojë jashtë, por ne shpresojmë që të kthehet sa më parë. Messi me siguri do të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: