Avokati i Paris Saint-Germain, Juan de Dios Crespo, i cili depozitoi klauzolën prej 222 milion eurosh të Neymar në Barcelona dy vjet më parë, u pa të mbërrijë në Camp Nou të hënën. Presidenti i Barcelona, Josep Maria Bartomeu, gjithashtu hyri në zyrat e klubit, por u largua vetëm dhjetë minuta më vonë.

Asnjë prej tyre  nuk ishte i interesuar të bënte ndonjë deklaratë përveç avokatit Crespo që mohoi se prania e tij në Camp Nou kishte ndonjë lidhje me negociatat për brazilianin.

Crespo ishte filmuar nga kamerat e programit televiziv të LaSexta ‘Jugones’, krahas skautistit të Barcelonës Arieda Braida . Sipas informacionit të ‘LaSexta’, rikthimi i Neymar në Barcelona është më afër se kurrë dhe Philippe Coutinho do të jetë një pjesë e marrëveshjes.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: