Në ndeshjen e fundit kundër Sassuolo-s gropa në repartin e sulmit u mbush provizorisht, për shkak se Suso ishte në mbrëmje fantastike dhe Castillejo e bëri mirë rolin e ri si sulmues i fshehur.

Megjithatë, klubi kuqezi e ka kuptuar se situata si ajo e javëve të fundit, kur nuk ka pasur zgjidhje për shkak të dëmtimit të Higuain dhe Cutrone-s, duhen shmangur. Për këtë arsye, Leonardo dhe Maldini i janë kthyer merkatos, sepse trajneri Rino Gattuso kërkon një sulmues të tretë, për të qenë i qetë në garën për një vend në Champions League, por duke mos anashkaluar as Europa League.

Duhet një sulmues i kompletuar, një garanci, që të mos ketë nevojë për kohë që të ambientohet dhe të mos ketë frikë nga presioni dhe ndeshjet e mëdha.

Corriere della Sera raporton se emri i preferuar është ai i Zlatan Ibrahimovic, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Pikërisht në ditëlindjen e tij të 37-të, Ibra del fuqishëm si një kandidat për t’u veshur kuqezi në janar, edhe pse ka kontratë deri në dhjetor 2019 me LA Galaxy.

Ibra është i bindur se ka ende cilësi dhe forcë për të luajtur në nivele të larta në Europë dhe paraqitjet e tij në Amerikë janë impresionuese, edhe pse aty futbolli nuk është i jashtëzakonshëm për ritëm dhe rivalitet. Vetë sulmuesi suedez ka deklaruar se do ta mbyllë karrierën tek ekipi ku është rritur, Malmo, por nuk ka vendosur kur dhe ndërkohë Milani është gati t’i ofrojë një kontratë 6-mujore, prej janarit. Milani e do Ibran, suedezi e adhuron Milanon, Mino Raiola mund të realizojë gjithçka.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: