Elbasani ka marrë pushimet pas mbylljes së kampionatit dhe pritet që t’i rikthehet atyre gjatë ditëve të para të muajit janar. Trajneri u ka dhënë mundësinë lojtarëve të kalojnë pak më shumë kohë me familjet e tyre, për t’iu rikthyer përgatitjeve intensive.
Këtë periudhë verdheblutë shpresojnë edhe tek rikuperimi i disa lojtarëve që kanë pasur probleme fizike dhe kanë munguar në ndeshjet e fundit. Problemin më serioz e ka mesfushori Edon Hasani, i cili prej disa takimesh ka qëndruar në tribunë pa dhënë dot ndihmën për skuadrën e tij në fushën e lojës.
Shpresohet që më startin e kampionatit të jetë gati dhe të vihen në shërbim të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Cilësitë e shkodranit dihen dhe në pjesën e mbetur të sezonit ai pritet të jetë në planet e trajnerit Gvozdenoviç për një vend titullari në mesfushë.