TIRANË

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka reaguar sërish për skenën që ndodhi sot në tryezën e reformës zgjedhore, e cila u thirr nga institucioni që ai përfaqëson. Përfaqësuesit e opozitës,  Ivi Kaso dhe Ralf Gjoni u larguan nga tryeza dhe kjo natyrisht la mbresa jo të mira në sytë e ambasadorit të OSBE. Deputeti Gjonaj u rikthye sërish në mbledhje, ndërsa tha se ai dhe grupi që ai përfaqëson do të mbështesë  reformën zgjedhore.

Rikthimi i Gjonit në tryezë është përshëndetur nga ambasadori i OSBE-së, i cilu u shpreh mes tjerash se sot është bërë një hap i mirë në përafrimin e palëve, ndërsa shtoi se ndihet i lumtur që OSBE mbështet procesin e reformës zgjedhore.

“Këtë e shoh si një hap i parë i mirë, pavarësisht se çfarë ndodhi. Jam i lumtur se ne OSBE-ja do  të mbështesim procesin e reformës zgjedhore”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: