Manuel Rui Costa, presidenti i Benfica-s, ka dhënë një intervistë për BTV dhe ka folur për rikthimin e Renato Sanches në Lisbonë.
“Renato nuk kishte nevojë për prezantim, ai erdhi në shtëpi. Me largimin e João Neves u desh të plotësohej një boshllëk dhe u krijua mundësia për ta marrë atë.
Edhe pse Renato nuk ka pasur të njëjtën shkëndijë vitet e fundit në krahasim me kohën kur ishte në klubin tonë, mendojmë se ka një dëshirë të madhe të jetë sërish ai i dikurshmi” – tha Rui Costa.
Mesfushori ka luajtur 2 ndeshje me Benficën që nga rikthimi. Portugezi, gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e PSG dhe Roma.
(J.S/BalkanWeb)